E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi: Koalicioni i se vjetres denoi Tiranen

Koalicioni i se vjetres denoi qytetin e Tiranes, per interesat e ngushta te Sali Berishes dhe Ilir Metes. Ky eshte reagimi i nenkryetari te bashkise se Tiranes, Eduard Shalsi, dje ne nje deklarate per shtyp ndaj qendrimit te dy forcave politike ne Keshillin Bashkiak te Tiranes, PD dhe LSI, te cilat kane pozicionuar voten e tyre, kunder miratimit te projekt-buxhetit te bashkise se Tiranes per vitin 2009. "Para disa ditesh, Sali Berisha dhe Ilir Meta folen me te njejten gjuhe, ku treguan sistemin e munguar te ngrohjes ne shkollen 'Petro Nini Luarasi'", deklaroi Shalsi. Sipas tij, Sali Berisha dhe Ilir Meta votuan me nje dore, kunder buxhetit te bashkise, qe ndermjet te tjerave do te zgjidhte edhe problemin e kesaj shkolle. "Ndersa per Sali Berishen dhe Ilir Meten, problemet e njerezve jane ushqim per politiken e tyre te vjeter, me kurriz nga qytetaret, per ne politika eshte mision qytetar per zgjidhjen e problemeve e halleve te njerezve", theksoi nenkryetari i bashkise se Tiranes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›