S'ka zgjedhje pa karta identiteti
Pa pajisjen me karta identiteti te te gjithe qytetareve, nuk ka zgjedhje ne Shqiperi. Ky eshte qendrimi i mbajtur nga Partia Socialiste drejtuar kryeministrit te Shqiperise, Sali Berisha, vetem pak dite pas fillimit te procesit te shperndarjeve te kartave te identitetit dhe pasaportave biometrike. Dje ne nje prononcim per shtyp, kryetari i Komisionit te Politikes se Jashtme ne PS, Taulant Balla, deklaroi se procesi i shumepritur dhe tejet i vonuar i shperndarjes se kartave te identitetit, deshtoi qe ne diten e pare. Kjo sipas tij, sepse sistemi u bllokua brenda tre oreve te para dhe qytetaret nevojtare u shtyne ne radha. "Ne kete proces kaq te rendesishem per vendin, gjithcka i eshte lene rastesise dhe konfuzionit, qellimisht, ndaj PS perserit: Sali Berisha duhet ta kete te qarte se pa pajisjen me karta identiteti te te gjithe qytetareve, nuk ka zgjedhje ne Shqiperi", shprehu qendrimin e partise se tij, Balla. Partia Socialiste gjithashtu beri thirrje qe procesi i pajisjes me karta identiteti te qytetareve, pa pasaporta te vlefshme per votim, te trajtohet me prioritet. Por selia roze ka cilesuar si te vonuar vendimin e djeshem te Keshillit te Ministrave per subvencionin e kater kategorive te vecanta. "Ne kushtet e deshtimit te procesit te pajisjes se qytetareve shqiptare me karta identiteti dhe ne kushtet kur konsullatat tona ne vendet e BE, te mbushura me militante dhe familjare qeveritaresh, jane kthyer ne qendra falsifikimi, nje kryeminister i pergjegjshem duhej te miratonte vendimin e Keshillit te Ministrave per subvencionin e leternjoftimit, per kategorite e vecanta, para se te niste procesi", vleresoi deputeti socialist. Balla deklaroi se Sali Berisha leshoi dy dite me pare demagogjine e radhes, qe ndodhi sipas tij, duke u munduar te kamufloje per te suksesshem, nje proces qe deshtoi. "Sali Berisha na tregoi se "kjo ishte loja", duke e cilesuar ate si nje prove, por ne fakt ai vazhdon te tallet me shqiptaret. Nje jave rresht lajmeroi nisjen e procesit ne daten 12 janar, dhe jo nisjen e provave per shperndarjen e leternjoftimeve", theksoi kryetari i Komisionit te Politikes se Jashtme ne PS. Ai ka akuzuar kryeministrin se ka genjyer, per sa i perket raportit te derguar ne Komisionin Evropian. Pasi sipas tij, pjesa me thelbesore e Pyetesorit ende nuk ka rezultate konkrete, ndersa kalimet e paligjshme te kufirit, vazhdojne te rrezikojne jeten e shqiptareve. Denis Dedej