Kina mohon akuzat për dhunë
Pekin - Kina ka kundërshtuar përdorimin e torturave në Tibet. Kështu ka deklaruar shefi I diplomacisë së Kinës, Liu Jianchao sipas të cilit "Kina kundërshton përdorimin e torturave si dhe ligjet kineze e ndalojnë atë në mënyrë kategorike". Reagimi k ardhur një ditë pasi ''Grupet e Lira të Tibetit'' deklaruan se përdorimi i torturave është përhapur në të gjithë Tibetin dhe zakonisht zyrtarët nuk marrin parasysh mbrojtjen që siguron ligji për të parandaluar torturat. "Nuk jam i sigurt për këtë grup ose për provat që kanë paraqitur për të kritikuar Kinën për torturat në Tibet. Nëse ka prova, jemi të gatshëm të hetojmë për detaje të mëtejshme rreth tyre. Por, nëse nuk ka prova nuk do t'i pranojmë këto kritika të pabaza si dhe kjo nuk do të ketë ndikim pozitiv", theksoi ai, citon Reuters.