Ndëshkimi diplomatik

Stafi diplomatik i Republikës së Kosovës së shpejti do t’u nënshtrohet ndryshimeve nga krerët e shtetit.
Së paku pesë ambasadorë do të shkarkohen për arsye të mosefikasitetit në punë.
Burime të Express brenda Presidencës dhe Kryeministrisë kanë konfirmuar se Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi tashmë kanë rënë dakord për ndryshimet që duhen bërë në stafin diplomatik.
Sipas një zyrtari të lartë në Presidencë, në momentin që do të bëhet amandamentimi i Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Presidenti dhe Kryeministri do ta përdorin autoritetin e tyre dhe do të shkarkojnë së paku pesë ambasadorë.
“Deri tani janë identifikuar dy ambasada, shefat e të cilave nuk janë treguar aspak të suksesshëm. Bëhet fjalë për Ambasadorin në Romë dhe atë në Tiranë. Ka edhe disa të tjerë..”, ka thënë burimi i gazetës në kushte anonime.
Ndërsa burimi tjetër i gazetës brenda Kryeministrisë ka thënë se shumë shpejt kreu i ekzekutivit do t’i kërkojë Ministrit të Jashtëm, Skënder Hyseni, raport për punën e 18 ambasadorëve.
“Pas matjes së performancës, Kryeministri do të ulet me Presidentin dhe do të shohin se sa prej ambasadorëve duhet të ndërrohen. Disa prej ambasadorëve nuk kanë arritur t’i përmbushin as pritjet minimale, kështu që nevojiten ndryshime”, ka thënë ky zyrtar i lartë në Kryeministri.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...