E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Korçës rrëzon kërkesën e Naum Dishos

Gjykata e Korçës ka rrëzuar kërkesën e kreut të OMONIA-s së Korçës Naum Disho për shtyrjen e vendimit për arrestimin e tij.

Avokati i tij Nevzat Tarelli ka kërkuar që vendimi për arrestimin e Dishos të shtyhet edhe për 6 muaj pasi sipas tij kreu i OMONIA-s ka probleme shëndetësore.
 

Gjykata e Apelit në Korçë la në fuqi këtë javë dënimin me 1 vit burg për Naum Dishon, e njëjta masë që caktoi për të edhe Gjykata e Shkallës së Parë. Për dy punëtorët që ndërtuan memorialin në nder të ushtarëve grekë në Boboshticë të Korçës, gjykata vendosi dënimin me kusht me 6 muaj.

Kjo ngjarje u shënua dy vite më parë, por menjëherë pas punimeve të para për memorialin reaguan banorët e fshatit Boboshticë, sipas të cilëve punimet ishin kryer mbi varret e vjetra të banorëve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›