E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina, një shembull suksesi ekonomik ndryshe nga tradita

Në dekadën e fundit mendoj se është drejtë të themi se ka pasur dy motorë të rritjes; SHBA-ja dhe Kina, pasi pjesa më e madhe e botës së zhvilluar, ose qëndroi në vend, si në rastin e Japonisë, ose u rrit shumë ngadalë, si në rastin e Evropës. Ndërsa ekonomitë e reja të tjera, megjithëse lanë mjaft përshtypje, nuk kanë madhësinë e ekonomisë kineze, që tani është mbi 3 trilionë dollarë.

Kina, natyrisht është tregues i një suksesi ekonomik. Historikisht kjo është diçka e re. Për 300 vitet e fundit Perëndimi ka pasur supremaci ekonomike. Po pse? Historianët e ekonomisë e quajnë këtë fenomen- Divergjenca e madhe. Deri në shek. e 17-18, pak a shumë, nivelet e të ardhurave globale ishin pothuajse të njëjta në gjithë kontinentet, por diçka ndodhi në Evropën Perëndimore në shek e 17-18, një proces divergjence, ku vendet e Evropës Perëndimore u bënë më të pasura, ndërsa pjesa tjetër e botës mbeti prapa. Shpjegimet për këtë fenomen kanë mbushur bibliotekat.

Ky hendek midis Perëndimit të pasur dhe pjesës tjetër të botës, mbeti edhe deri pas Luftës së Dytë Botërore.

Që nga ajo kohë, Japonia ka hyrë në klubin ekskluziv të vendeve të pasura. Koreja e Jugut i është afruar shumë klubit dhe Kina mund t'u bashkohet këtyre vendeve në një të ardhme të afërt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›