E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, qyteti ku njerëz e makina rrinë të zbardhur nga pluhuri

Në vend të ajrit, kryeqytetasit po thithin më shumë pluhur me substanca të dëmshme, sesa oksigjen në mushkëritë e tyre. Situata e ndotjes masive, përveç emergjencës që paraqet për të ndryshuar gjendjen, duket se po shkatërron të gjithë qendrën e Shqipërisë.

Të gjithë kemi mundësi që të shohim me sytë tanë ndotjen në kryeqytet, për ta bërë këtë gjë mjafton një vëzhgim i rrugëve. Pluhuri në fasada, në këpucë, në tesha, në gomat e makinave, bie menjëherë në sy.

Para dy ditësh, specialistët e ISHP-së deklaruan se ndotja e kryeqytetit është gati 10 herë më e ndotur se masa më e lejuar nga OBSH-ja. Edhe pse shumë herë është diskutuar ky problem, asnjë zgjidhje nuk është marrë për të kufizuar ndotjen.

Kësaj panorame të ndotur i shtohet edhe problemi i plehrave. Këtu, edhe ne si banorë kemi pjesën tonë të fajit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›