Alarm tjetër për cunami në Japoni
Japonia ka lëshuar alarmin për një tjetër cunami pas një lëkundjeje të fuqishme sizmike që është ndier ditën e djeshme, por që më pas është tërhequr.
Veriu i Japonisë është goditur përsëri nga një tërmet me magnitudë 6.7 ballë ndërsa autoritet kanë lëshuar alarmin cunami mund të godasë sërish brigjet japoneze.
Është fjala për të njëjtat vende që u goditën edhe nga tërmeti shkatërrimtar i 11 marsit të po këtij viti.
Më pas, sipas rrjetit televiziv shtetëror Nhk, autoritetet përkatëse kanë tërhequr alarmin për njeë cunami të mundshëm.