Kriza e borxheve kercenim serioz per financat e BE

Shenjat paralajmëruese të krizës së borxheve po kthehen të kuqe, ka paralajmëruar kreu i Agjencisë Europiane të Vëzhgimit dhe presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Zhan Klod Trishe. Ai ka identifikuar si kërcënimin më serioz të stabilitetit financiar të Bashkimit Europian, bashkëveprimin midis gjendjes së dobët të financave publike në disa shtete dhe krizës në sistemin bankar në disa shtete të tjera, që mund të përhapet edhe më shumë.
Duke folur në Frankfurt, Trishe njoftoi se nuk është diskutuar ende riformësimi i financimit të ndihmës greke, me një përfshirje të mundshme të sektorit privat. Agjencia që ai drejton është dizenjuar të vëzhgojë nga afër sistemin financiar të Europës dhe të njoftojë menjëherë autoritetet për të vepruar në rast problemesh. Agjencia ka nisur nga puna në fillim të vitit, si një përgjigje e Europës për krizën e fundit financiare.