Holandë, Uilders lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes
gwilders.jpg)
Politikani i së djathtës ekstreme në Holandë, Gert Uilders, është liruar sot nga akuzat për nxitje të urrejtjes racore kundër myslimanëve.
Uilders e ka përshkruar islamin si “fashist” dhe e ka krahasuar Kuranin me librin e Hitlerit “Mein Kampf" apo “Lufta ime”.
Ai insiston se komentet e tij të bëra në media dhe filmi kundërthënës “Fitna” i vitit 2008 ishin pjesë e debatit legjitim politik.
Edhe mbrojtja edhe prokuroria kanë kërkuar lirimin e tij nga akuzat. Grupet minoritare, të cilat dërguan ankesat kundër Uildersit në Gjykatë, kanë kërcënuar se do ta dërgojnë rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Edhe pse nuk është pjesë e koalicionit qeverisës, mbështetja e Partisë së Lirisë e Uildersit, mundëson mbetjen e koalicionit në pushtet.