E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina parashikon sërish rritje ekonomike për 2013-n

PEKIN - Gjatë gjysmës së dytë të vitit 2013, Kina do të ketë një rritje ekonomike të qëndrueshme, pavarësisht kushteve jashtëzakonisht të ndërlikuara ndërkombëtare dhe vendore, deklaroi sot Byroja Politike e Partisë Komuniste Kineze, organi qeverisës i vendit.

''Qeveria qendrore do të vazhdojë të bashkëpunojë për rritjen, ristrukturimin e ekonomisë dhe promovimin e reformave," sipas një deklarate zyrtare të lëshuar nga agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Hsinhua.

"Politika makroekonomike duhet të synojnë drejt qëndrueshmërisë, politika mikroekonomike duhet të jetë fleksibël dhe politika sociale duhet t'i mbështesë me vendosmëri. Gjithë kjo duhet të jetë e koordinuar," tha Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, e mbledhur nga numri një i vendit, Xi Jinping.

Si zakonisht, udhëheqja komuniste është treguar e përmbajtur dhe mbron gjithashtu një "politikë të kujdesshme monetare".

Në tremujorin e dytë të këtij viti, Kina pati një rritje të ngadalshme ekonomike duke zbritur në 7,5 për qind dhe duke shkaktuar dyshime tek ekonomistët mbi fuqinë e gjigantit aziatik në përmbushjen e objektivit kryesor. Me rritjen prej 7,8 për qind vitin e kaluar, Kina ka shënuar performancën më të dobët këto 13 vitet e fundit.

(er.nu/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›