Rudina Seseri bëhet nënë, vjen në jetë Livia
Livia Amelie Ketri, është emri i vajzës së parë të ish-deputetes Rudina Seseri, e cila ka lindur pak ditë më parë. Fotot e të voglës i ka publikuar vetë Rudina në “Facebook”, duke ndarë me të gjithë miqtë e saj virtualë gëzimin e fëmijës së parë, që fati e donte të ishte vajzë.
Nuk kanë munguar në faqen e ish-deputetes as urimet e dashamirësve dhe të afërmve, të cilave u bashkohemi edhe ne, duke i uruar një jetë të gjatë engjëllit me emrin Livia.
Gjatë shtatzënisë Rudina është parë shpesh në Tiranë, megjithëse mandatin e deputetes e kishte dorëzuar kohë më parë. Rudina Seseri është e martuar me Adrian Ketrin, prej vitesh jeton në SHBA dhe ky është fëmija i saj i parë…
(er.nu/summerpages/BalkanWeb)