E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO-ja rindërton marrëdhëniet me Rusinë

Bruksel - Ministrat e Punëve të Jashtme të NATO-s të mbledhur në Bruksel, vendosën të rindërtojnë me Rusinë marrëdhënie në nivel të lartë, marrëdhënie këto që për shkak të sulmit që kjo e fundit i bëri vitin e kaluar Gjeorgjisë pothuajse ishin prerë. Sipas vendimit të marrë, pas samitit të NATO-s në muajin prill Këshilli NATO-Rusi do të rifillojë të funksionojë.

Edhe Sekretarja amerikane për Marrëdhëniet me Jashtë, Hillari Klinton propozoi mbledhje ndërkombëtare me Rusinë më 31 mars për bashkëpunimin në Afganistan. Klinton gjithashtu mbrojti mendimin se NATO-ja në të njëjtën kohë duhet t'i mbajë hapur dyert e anëtarësimit edhe për Ukrainën e Gjeorgjinë.

Edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Babaxhan mori pjesë në mbledhje. Ai tha se politikat që e bëjnë Rusinë të ndihet e rrethuar dhe e përjashtuar janë mjaft të gabuara.

Nga ana tjetër Moska bëri të ditur se e priti me kënaqësi vendimin e NATO-s për rindërtimin e marrëdhënieve në nivel të lartë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›