E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina refuzon raportin e DASH

Pekin, 12 mars, NOA Kina zyrtare ka refuzuar raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili flet për gjendjen e të drejtave të njeriut në mbarë botën. Dhe kjo, pasi sipas autoriteteve kineze, ky raport e kritikon Kinën për gjendjen në fushën e respektimit të të drejtave të njeriut. Eshtë agjencia zyrtare e lajmeve, Hsinhua, e citon kabinetin kinez të deklarojë se edhe si në vitet e mëparshme, raportet amerikane janë plotë me akuza për situatën e të drejtave të njeriut, në më tepër se 190 vende dhe rajone, përfshirë edhe Kinën, por i mbyll sytë ose i shmanget dhe bile i fshehë, abuzimet në rritje të të drejtave të njeriut në territorin e vet.

Kabineti kinez, po ashtu tha se Uashingtoni e ka përdorë çështjen e të drejtave si instrument politik.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›