E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, Karzai mirëpret ofertën e Pakistanit


Presidenti afgan Hamid Karzai mirëpriti ofertën e Pakistanit për të ndihmuar qeverinë afgane që të arrijë pajtimin me militantët talebanë.
Gjatë një vizite sot në Islamabad, Karzai tha se Pakistani zë një rol shumë të rëndësishëm në proçesin e pajtimit në Afganistan. Karzai i bëri komentet në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin pakistanez Jusuf Raza Gilani.
Gilani tha se Pakistani do të ndihmojë popullin afgan të stabilizojë vendin në çdo mënyrë të mundshme. Pakistani më parë kishte ofruar të ndihmonte qeverinë afgane në negociata me talebanët. Talebanët gëzonin mbështetje nga Pakistani në vitet 90, kur kishin në dorë pushtetin në Afganistan. Qeveria pakistaneze është aktualisht në luftë kundër militantëve talebanë që veprojnë në territorin e saj. Kohët e fundit forcat pakistaneze arritën të kapnin numrin dy të talebanëve, Mullah Abdul Gani Baradar. Pavarësisht këtij arrestimi, shumë afganë nuk e kanë harruar mbështetjen që Pakistani i ka dhënë në të kaluarën talebanëve, dhe i shohin me dyshim motivet e Islamabadit për të ndihmuar në procesin e ripajtimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›