Kina rrit buxhetin ushtarak me 13%
Kina ka rritur buxhetin vjetor të ushtrisë me 13%. Buxheti ushtarak për vitin 2011 është 601 miliardë juan ose 91.5 miliardë dollarë.
Burimet zyrtare pohuan se rritja e buxhetit ushtarak është e nevojshme për të modernizuar ushtrinë me 2.5 milionë pjesëtarë të saj.
Besohet se Kina renditet e dyta në botë, pas Shteteve të Bashkuara për sa i përket shpenzimeve ushtarake.