E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nick Alden, një nga viktimat e Frankfurtit

Cathy Garner shqetësohej se djali i saj, do të ishte në rrezik në Afganistan por Nick Alden, 25 vjeç, nuk mbërriti kurrë atje. Ai u vra në Aeroportin e Frankfurtit nga Arid Uka. Cathy mori lajmin nga ish-burri i saj, që i tha se djali i tyre u nis drejt vrasësit kur e pa që ai po qëllonte në drejtim të shoferit.

“Nuk i di detajet, por duket se ai pati rol qendror që të tjerët shpëtuan”, ka thënë nëna e ushtarit amerikan. Nick ka lënë pas prindërit, dy vëllezër , një motër, gruan Trish, dhe vajzën 3-vjeçare Lilly dhe djalin 1-vjeç William.

Alden kishte kryer Palmetto High School në Williamston, para se të bëhej pjesë e Forcave Ajrore të SHBA-së.

Drejtori i shkollës e kujton si një student të qetë, dhe një djalosh të mirë. Atij i pëlqente futbolli (evropian), dhe lojrat në internet. Të afërm e të njohur kanë bërë homazhe në nderim të ushtarik amerikan Nick Alden.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›