Kina testoi aeroplan-bartësin e saj të parë

Kina njoftoi se një aeroplan luftarak me sukses ka ateruar në aeroplan-bartësin e saj të parë.
Ministria e Mbrojtjes tha se aeroplani luftarak J-15 i prodhimit kinez, i modeluar sipas atij rus Sukhoi Su-33, me sukses ka zbritur në aeroplan-bartësin Liaoning, gjatë ushtrimeve të fundit.
Kina e kishte blerë aeroplan-bartësin e pakompletuar sovjetik nga Ukraina, në vitin 1998 dhe për disa vite e ka përgatitur atë për përdorim.
Aftësia për t’i zbritur aeroplanët luftarakë në aeroplan-bartësin në det i zgjeron kapacitetet ushtarake kineze.