Turgut Ozal ishte helmuar

Ish-presidenti turk, Turgut Ozal, i cili vdiq në vitin 1993 në moshën 65 vjeçare, nuk ka vdekur nga një sulm në zemër, por është helmuar.
Siç raporton gazeta turke ‘Zaman’, testet toksikologjike treguan praninë e katër substancave të ndryshme helmuese.
Sipas gazetës është gjetur një sasi insekticidi ‘DDT’, 10 herë më e lartë se normalja, si dhe gjurmët e kadmiumit, poloniumit radioaktiv dhe americiumit.