Femrat në krye të narko-karteleve në Meksikë

Shembull për këtë tendencë është "Komandantja e kuqe", Irma Ramos Espinosa, në ndërgjegjen e së cilës janë dhjetë vrasje, 16 rrëmbime, marrje me forcë dhe tregti me drogë. Ajo është shefe e tretë në kartelin brutal Setas dhe cila është arrestuar gjatë muajve të kaluar, publikoi mediumi.
Në kartele tjera, emancipimi është më i përparuar.
Gjatë gjashtë viteve të kaluara, policia meksikane ka arrestuar 46 narko-bose, si dhe gra-vrasëse të paguara, ndërsa është në kërkim të 14 femrave tjera.
"Hyrja e grave në strukturat aktive të narko-karteleve është e lidhur me faktin se shumë burra e kanë humbur jetën në narko-luftën e presidentit Kalderon. Tani pozitat e liruara i marrin gratë që vijnë nga familjet e njëjta - vajzat, motrat, bashkëshortet dhe dashnoret", thotë Ingrid Spiler, eksperte për Amerikën Jugore në fondacionin Beol.