E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Të eliminohet dhuna kundër grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Kundër Grave, që shënohet më 25 nëntor, Kombet e Bashkuara kërkuan ndaljen e kësaj dhune.

Nëpërmjet një kumtese, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, tha se “miliona gra dhe vajza në mbarë botën janë të sulmuara, të rrahura, të dhunuara, të sakatosura, e bile edhe të vrara, në atë që paraqet shkelje të tmerrshme të të drejtave të tyre njerëzore”.

Më tutje, Ban Ki-moon ka ftuar për aksion që “fundamentalisht e sfidon kulturën e diskriminimit, e cila lejon që dhuna të vazhdoj”.

Entiteti për Barazi Gjinore dhe për Fuqizimin e Grave i Kombeve të Bashkuara thotë se 125 vende tashmë i kanë ligjet që e dënojnë dhunën në familje, që paraqet rritje të rëndësishme në krahasim me periudhën para një dekade.

Por, kjo agjenci theksoi se shtatë prej 10 grave në përmasa globale janë cak i dhunës fizike dhe seksuale gjatë jetës së tyre, ndërsa 603 milionë gra jetojnë në vendet ku dhuna në familje nuk paraqet krim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›