E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina vendos kushte per Dalai Lamen

Presidenti i Kines, Hu Jintao, ka hedhur serish poshte thirrjet e nderkombetareve per te biseduar me Dalai Lamen. Gjate nje fjalimi ne ishullin kinez, Hainan, Jintao tha se konflikti i Pekinit me Dalai Lamen eshte thjesht ceshtje e unitetit kombetar dhe nuk ka te beje me etnicitetin, fene apo me te drejta te njeriut. Ai tha se Kina mund te bisedoje me Dalai Lamen vetem nese ai terhiqet nga lufta e tij per pavaresine e Tibetit dhe nese shprehet hapur kunder dhunes. Lideri shpirteror i Tibetit, Dalai Lama, ka perseritur shume here se ai eshte kunder dhunes dhe synon autonomi e jo pavaresi per Tibetin. Debatet e nxehta midis Kines dhe Tibeti eshte pasqyruar edhe ne ngjarjen historike per shtetin kinez, ate te zhvillimit te lojerave olimpike. Tradita e kesaj olimpiade perkon edhe me shoqerimin e pishtarit ne vendet organizatore te ketij eveniment, duke u hasur shpeshhere me protestues pro tibetian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›