Ronaldinjo kerkon vetem Milanin
Jane gjithnje e me te ngushte raportet mes Milanit dhe Roberto De Asisit, vellait-prokuror te Ronaldinjos. Ka disa dite qe De Asis gjendet ne Milano per t'u marre me transferimin e fantazistit te Barcelones te klubi kuqezi. Juventus-Milan ishte rasti per te pasur nje konfirmim te metejshem se bisedimet po ecin perpara. Asnje kontak i fshehte, por gjithcka ne driten e diellit. Pikerisht si ne rastin e big-match te se shtunes, qe u fitua nga bardhezinjte 3-2. Ne tribune ishte edhe vete De Asis, qe nuk iu fsheh mikrofonave te emisionit "Guida al Campionato". "Keni nisur te flasim - ka thene De Asis - dhe shpresoj se nje dite te konkretizohet. Pra Barcelona eshte e gatshme te bisedoje me Milanin? Milani i ka kerkuar Barcelones autorizimin per te nisur bisedimet e kesaj qe ne po bejme, pra, kemi nisur te flasim dhe te takohemi". Ronaldinjo deshironka Milanin? "Mund te thuhet se ka dicka speciale mes Milanit dhe Ronaldinjos, sepse gjithmone kemi pasur marredhenie te mira." Me pas,a shtu sic tregon vete vellai De Asis, "mungon fare pak nga firma". Per te komentuar fjalet e vellait te Dinjos, jane edhe ato te Galianit qe ka shpjeguar. "Nese me pare kishim nje marreveshje parimi, tani kemi nje marreveshje". Praktikisht duket pune e mbaruar, por nuk duhet te anashkalojme ketu edhe nderhyrjen e Interit, qe shikon te braziliani qe lojtar me se thelbesor per skuadren. Morati i ka parate dhe sic ka treguar ne te shkuaren, mund t'i dhuroje Mancinit cilin do lojtar qe trajneri deshiron. Kete e vertetojne edhe fjalet e vellait De Asis, qe per gazetat spanjolle ka thene se lojtari eshte nen kontrate me Barcen. Nese kjo nuk eshte nje telenovele, i mjafton vetem pak qe te jete. Milani eshte i bindur ta binde lojtarin me nje kontrate te salduar deri ne vitin 2010 me nje pagese prej 8 milione eurosh ne sezon dhe kjo duket se e ka bere Dinjon te shohe nga ana kuqezi e Milanos. Per me teper, dy dite me radhe, De Asis dhe Galiani nuk kane ngurruar te hane dreka e darka bashke, nga Milano ne Torino. Sic mesohet, po flitet per detajet e kontrates, klauzolat e vecanta per te drejten e imazhit dhe kjo te ben te besosh se perderisa Milani dhe Ronaldinjo po ndreqin detajet, atehere puna me e veshtire ka mbaruar.