E Diel, 1 Nëntor 2026

7 të vërteta rreth Stiv Xhobsit!

Ju ndoshta nuk e njihni burrin në të djathtë të fotos së mësipërme. Është Xherri Manock, projektuesi i origjinales “Apple Macintosh”, “Apple II” dhe “Apple III”. Kompjuteri në të cilin mund të gjeni çdo gjë, sot ndodhet në Nju Jork në Muzeumin e arteve moderne.

Manock ka folur me Paula Rountly për “Seven Days” duke dhënë informacione të rëndësishme rreth Xhobs. Sipas tij, Xhobs, ishte dashuruar pas projektit te tij të pare Mac. Ja çfarë tha Manock rreth Jobs:

Mendimet e papritura të Stive Xhobs: “Stiv ndonjëherë shprehej: ‘Po mendoj dhe mund të jem CEO i një kompanie 2 apo 3 miliarda dollarëshe.’ Në këtë periudhë ‘Apple’ ishte akoma e re.”

Rreth përqindjes së përfitimit: “kur Jobs-in e kanë pyetur rreth përqindjes së përfitimit është përgjigjur kështu: ‘Unë i dua të gjitha, dua 100 %’.

Je shumë i mirë por a nuk është shumë: “Një ditë teksa po ktheheshim nga një drekë i thashë Stiv më ke dhënë 1800 dollarë për ‘Apple II’ dhe ‘Apple’ sapo vjen e bëhet më popullor. Mendoj se edhe unë kam të drejtën e autorit sepse 1800 dollarë nuk janë shumë”. Pa pritur fare më tha: “ti je shumë i mirë por do ishe i tillë nëse do ta dije se sa do të shisnim në dy apo tre vjet. Kjo do të thotë që nuk je shumë i mirë”.

Nuk dinte  të komunikonte: “Mendoj se Xhobs kërkonte të komunikonte por nuk dinte si ta bënte. Për këtë arsye unë përgatitesha një ose dy ditë dhe shkoja në zyrën e tij për t’i thënë: ‘Stive dje nuk ta tregova këtë dhe për këtë arsye’. më shikonte dhe më përgjigjej: ‘Në rregull, s’ka problem. Mrekulli, vazhdo.’”.

Në të vërtetë të kuptonte: Stiv kishte ftuar në hapjen e “Apple III” në Disneyland 10 mijë shokët e tij më të afërt. Por kompjuteri kishte pasur probleme dhe punonte me shkëputje. Të gjithë më akuzonin mua dhe menaxhimin tim. Më në fund e kuptuam se gabimi qëndronte tek karta, Stiv më thirri një ditë në zyrë. Unë prisja të më pushonte nga puna për shkak të problemeve të përjetuara tek “Apple III” por ai m’u drejtua kështu: “ishte një problem shumë i madh dhe unë u ndjeva me të vërtetë keq por nuk  do të pushoj nga puna. Dua që të bëhesh pjesë e grupit ‘Macintosh’ të  Jef Raskin”.

Përgjigja klasike e mesazheve elektronike

Përgjigja klasike që Xhobs u jepte mesazheve elektronike: kur doli iPhone i dërgova Stivit një mesazh të tillë: “pse nuk blen satelitin tone të komunikimit. AT&T, Vermont zotërojnë iPhone ndërsa ne përdorim Verizon. Përgjigja ishte:‘ Faleminderit Jerry’”.

Ditët e kaluara: unë dhe Marry Ellen ishim në Kaliforni, duhet të jetë 10 vite më parë. Ndodheshim në një takim vjetor dhe ishim ulur në rreshtin e katërt. Skuadra drejtuese doli në skenë dhe u ulën në stolat e vegjël. Stiv na pa dhe na njohu. ‘kam pak punë ‘ tha ai dhe më pas vazhdoi: ‘Falenderoj Jerry Macintosh’. Foli rreth kontributit tone dhënë grupit ‘Macintosh’. Të gjithë u ngritën në këmbë dhe duartrokitën fort. Ai nuk ishte i detyruar ta bënte diçka të tillë.”

Manock është ndarë nga “Apple” pas humbjes së Stiv Xhobsit ndaj Drejtorit të vjetër ekzekutiv të “Apple”-it, John Sculley.

/Start/A. K/

                                                                                             2012-02-14 13:50
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›