E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergatitjet e Chelsea fitorja e dyte me Villas Boas

Aventura e Andres Villas Boas në pankinën e Chelsea vijon në mënyrën më të mirë, pasi skuadra angleze ka regjistruar fitoren e dytë radhazi gjatë kësaj faze përgatitore në prag të sezonit të ri të Premier Ligës. Blutë e Londrës kanë triumfuar me rezultatin 3-1 kundër Glasgoë Rangers.

Gjithsesi, ndeshja e Chelsea do të niste në mënyrën më të keqe, pasi skocezët do të kalonin të parët në avantazh me Jelavic kur kishin kaluar vetëm shtatë minuta lojë. Reagimi i skuadrës së Villas Boas do të ishte i shpejtë dhe Sturidge do të barazonte shifrat në minutën e 20-të. Pas këtij goli, sfida do të fliste për formacionin anglez, ndërsa Sturidge do të shënonte sërish për të mbyllur pjesën e parë të ndeshjes me fitoren e Chelsea.

Me rikthimin në fuqi blutë e Londrës do të vulosnin fitoren me golin e trertë që mban firmën e Malouda dhe në të njëjtën kohë kanë konfirmuar formën e mirë që po kalojnë në prag të sezonit të ri Premier Ligës.

Një fitore bindëse ka arritur edhe Liverpool, që në ‘Anfield Road’ ka mundur 2-0 Valencian. Golat e Carroll dhe Kyjt i kanë dhuruar suksesin skuadrës së drejtuar nga Kenny Daglish, e cila jkërkon të kthehet në majën e futbollit anglez pas një sezoni totalisht të dështuar.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›