E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, 17 të vdekur nga shpërthimi në një minierë

17 persona vdiqën në një minierë qymyri në Kinë si pasojë e një shpërthimi.
Lajmi bëhet i ditur nga burime lokale të ndërhyrjes së shpejtë, të cilët saktësojnë se shpërthimi ndodhi dje në provincën qendrore kineze të Hunanit.
"Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar", deklaruan burimet. Minierat kineze janë ndër më të rrezikshmet në botë. Vetëm vitin e kaluar ato regjistruan 2 600 minatorë të vdekur, pavarësisht përmirësimit të kushteve të sigurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›