E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre maqedonas grabisin OBSH-në në Gjenevë

E përditshmja zvicerane "Tribune de Geneve" njofton se sipas deklaratës së policisë kufitare zvicerane, tre grabitës profesionistë maqedonas kanë plaçkitur Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë.
Në veturën e të akuzuarve, policët kufitarë kanë gjetur një pasaportë shqiptare të pajisur me një vizë Schengen, e vjedhur në Greqi si dhe kompjuterë dhe një arkë.

"Gjatë kontrollit, grabitësit kanë qenë shumë të qetë, ndërsa dy prej tyre kanë pasur duar të përgjakura. Kompjuterët kanë qenë të delegacionit lituanez, i cili merrte pjesë në një konferencë mbi sidën, të organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OMSH)", ka precizuar Michel Bachar.

Policia kufitare ende nuk e ka të qartë se si grabittësit kanë arritur që të hyjnë në zyrat e institucionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›