E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni/ Ahmeti takon ambasadorët e Spanjës dhe Greqisë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti zhvilloi takime me ambasadorin Spanjës në Maqedoni, Hoze Manuel Agueras dhe më pas me ambasadoren e Greqisë, Aleksandra Papadopulo.

Volumi i implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, kontestet dhe përparimet në drejtim të integrimeve evro-atlantike, marrëdhëniet ndëretnike dhe aspekte tjera të jetës politike në Maqedoni, ishin temat që përmbushën agjendën e takimeve të Ali Ahmetit me ambasadorët.

Ahmeti informoi ambasadorët për angazhimin e BDI-së lidhur me zgjidhjen e kontestit me emrin që Maqedonia ka me Greqinë, duke theksuar se vonesat në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE shkaktojnë ngecje dhe implikime tjera, të cilat mund të ngarkojnë situatën edhe në aspektin e marrëdhënieve ndëretnike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›