E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Rossi: Roma mund të fitojë Skudeton

Mesfushori i Romës, Daniele de Rossi, thotë se ekipi nga kryeqyteti italian është sërish në garë për titullin e kampionit të Italisë pas një sërë rezultatesh të shkëlqyeshme.
Roma tashmë ndodhet në vendin e tretë të tabelës pasi mposhti Genoan me rezultat 3-0 në takimin e të dielës .
"Ne kemi tejkaluar shumë ekipe në tabelë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ne luajmë për të fituar të gjitha ndeshjet e mbetura. Nëse arrijmë këtë atëherë Roma mund ta fitojë skudeton në fund. Ne ende jemi shumë larg nga Interi, por po ashtu jemi të vendosur të qëndrojmë në formën më të mirë deri në fund të sezonit", ka thënë Rossi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›