E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, 41 të vdekur nga një shpërthim

Agjencia “Xinhua” raporton se gjashtë pasagjerë dhe shoferi i mbijetuan shpërthimit të ndodhur në qytetin Xinyang, në provincën e Henanit.

Televizioni shtetëror tha se autobusi kishte 35 vende, çka nënkupton se në çastin e shpërthimit ka qenë i tejmbushur.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet me saktësi, por mësohet se në autobus kishte lëndë të rrezikshme.

Kina ka një nga sistemet rrugore më të pasigurta në botë, me një rekord negativ prej 70 mijë të vdekurish nga aksidentet në rrugë vetëm në vitin 2009.
/Start/

                                                                                             2011-07-22 11:04
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›