Nate per nate te bombarduar nga Nato - Si e perjetojne luften qytetaret ne Libine e Gaddafit

Ato nuk shiheshin por degjoheshin qarte Uturimat e motoreve te avioneve te NATO-s te cilet pak kohe me pas leshuan nga ajri bagazhin vdekjeprures mes Misrates dhe Slitanit. Fillimisht degjoheshin shperthimet pastaj ngjiteshin ne qiell shtellunga tymi ne lindje te Slitanit. Edhe ne perendim te qytetit bombardonte NATO me sa duket armatime ushtarake dhe ushtare te Gaddafit.
Prej muajsh e njejta gjendje thote Selimi nje banor i Slitanit Nate per nate ata hedhin bombat qe prej kater muajsh. Nate per nate. Fillimisht nuk kishte rregullsi tanime kjo po vazhdon pa nderprerje. Po ashtu ne fillim ata i zgjidhnin pikat godisnin objektiva te caktuar tani bombardohet gjithcka. Shtepi shkolla vetem para dy ditesh jane shkaterruar disa shtepi.
Nga bombardimet eshte prekur vetem lindja e qytetit qe shtrihet ne detin Mesdhe. Nga kjo pike nuk eshte shume larg Al Definia gjysma e rruges per ne Misrata. Pikerisht aty kalon linja e frontit te luftes. Per ne Lindje te Slitanit nuk duan te na lejojne punonjesit e Ministrise se Informacionit. Arsye per kete pengese nuk ka.
Ndersa ne Slitan nuk shihet se ka pasur bombardime. Ne vend te kesaj na tregohet ndertesa e nje firme turke te ndertimit ne dalje te qytetit bregdetar. Qe me fillimin e luftimeve punonjesit e firmes dhe stafi drejtues u larguan per ne Tunizi. Pas kane mbetur fjetore dhe zyra te boshatisura si edhe parku i makinave. Dy ndertesa nuk kane mure dhe as cati. Na thuhet se jane bombarduar nga NATO. Por nuk shihet ndonje shenje e goditjes nga ajri.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sulme ajrore te Nato-s ne kryeqytetin libian Tripoli.
500 metra me tej ndodhet nje zone ushtarake e forcave te armatosura libiane te cilen NATO me sa duket e ka sulmuar vertet. Shkaterrimi eshte i madh. Por ne mund ti shohim rrenojat vetem ne ecje e siper per te qendruar nuk lejoheshim. Ndertesa tjeter qe na tregohet eshte rrenuar gati pergjysme goditja ka ardhur nga nje rakete. Ketu shihet qarte vrima e krijuar nga predha.
Nje banor tregon se shtepia eshte sulmuar te henen ne mengjes ne oren kater te mengjesit. Dolem te gjithe me vrap jashte menduam se po qellonin mbi shtepite tona. Te gjithe bertisnin. Ketu ka qene me pare nje pike kontrolli ushtaret ia mbathen menjehere ata jane vullnetare ne ushtri. Lane rrobat ketu dhe iken.
Stacioni i fundit i turit tone ne Slitan sidoqofte ato objekte qe ka zgjedhur te na i tregoje qeveria libiane eshte spitali i qytetit. Shohim civile te plagosur nga sulmet ajrore te NATO-s. Keshtu na thuhet. Per ta vertetuar kete nuk mundemi. Edhe se kur dhe ku u plagosen shtate burrat qe na treguan. Perballe vijne ushtare te lidhur me fasho qe nuk duan as te pyeten dhe as te fotografohen. Me sa duket ketu trajtohen nga ana mjekesore luftetaret e Gaddafit. Se paku ky eshte nje informacion i sigurte i gjithe itinerarit tone.
Autor Peter Steffe / Lindita Arapi
Redaktoi E. Xhani