Kolegji Zgjedhor shqyrton padinë e PS-së për vendimin e Lezhës
22-07-2013 / Gazeta 55
Bele: Vendimi i KQZ-së nuk është i bazuar në ligj
Kolegji Zgjedhor nisi shqyrtimin për padinë e Partisë Socialiste kundër vendimit të KQZ-së për rinumërimin e kutive të qarkut të Lezhë.
N/sekretari për çështjet zgjedhore në PS Koli Bele tha se vendimi i KQZ nuk është bazuar në Kodin Zgjedhor, pasi sipas tij KQZ duhet të kishte kuorumin prej 5 anëtarësh për shqyrtimin e kërkesave ankimore.
Bele tha se kërkesat e PS-së janë të bazuara në ligj dhe në prova.
Përfaqësuesja e KQZ në Kolegjin Zgjedhor tha se KQZ pranoi kërkesat ankimore të PS e PD në bazë të Kodit, por sipas saj kërkesa e PS-së nuk ëhstë e bazuar në ligj dhe duhet të rrëzohet.
Relator në çështjen e ankimit të Partisë Socialiste në Kolegjin Zgjedhor është Andi Civici.