Lind pasardhësi i familjes mbretërore, Kate Middleton bëhet me djalë

Britani- Pas dhjetra orësh pritje një lajm i gëzueshëm ka mbërritur për familjen mbretërore britanike, pasi dukesh e Kembrixhit, Kate Middleton ka lindur djalë.
“Dailymail” shkruan se lindja nuk ka pasur probleme dhe foshnja ka qenë e shëndetshme dhe peshon 3.8 kg. Si Midelton dhe foshnja janë shumë mirë dhe do të qëndrojnë gjatë natës në spital ku do të jenë nën kudjesin e mjekëve. Fëmijës do t’i jepet titulli shumë shpejt duke u bërë në këtë mënyrë Princi i Kembrixhit.
Dukesha e Kembrixhit udhëtoi paradite me makinë nga pallatit të Shën Marisë në Paddington, në perëndim të Londrës, me burrin e saj, Princin William, Duka i Kembrixhit.
Shtypi botëror kanë prej ditësh që kanë qenë të stacionuar jashtë spitalit të Shën Marisë në pritje të lindjes së fëmijës së çiftit Kate dhe ëilliam. Data e saktë uk kishte qenë e njoftuar zyrtarisht, por gjithsesi thuhej gjerësisht që lindja të jetë në mes të korrikut. ndërkohë mijërapersona kanë pritur lajmin para pallatit mbretëror.
Automjetet Royal u panë në një hyrje prapa në spital në rreth 06:00 BST, më pas erdhi edhe njoftimi nga Pallati Kensington një orë një orë e gjysmë më vonë.
Çifti njoftoi ata ishin duke pritur fëmijën e tyre të parë në dhjetor, pasi dukesha u shtrua në spital nga vuajtjet e sëmundjes. Duka dhe dukesha e Kembrixhit u martuan në ëestminster Abbey, në prill të vitit 2011, ceremoni e cilau ndoq në televizion nga miliona njerëz në mbarë botën.
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 5