E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, Avokatët betim për besnikëri ndaj partisë

Ministria e Drejtësisë në Kinë bëri me dije se avokatët në vend, që sot e tutje, do të jenë të detyruar që të betohen për besnikëri ndaj Partisë Komuniste. Të gjithë avokatët që do të marrim për herë të parë, apo do të rinovojnë licensën e tyre, do të betohen për besnikëri ndaj vendit dhe krerëve të partisë.
 

Ndërsa autoritetet kineze e kanë konsideruar këtë masë si të domosdoshme për të ngritur standartet politike, profesionale dhe morale të avokatëve, kritikët thonë se kjo lëvizje nuk ka asnjë bazë ligjore dhe së paku, është e papërshtatshme. Sipas kundërshtarëve të kësaj mase, zotimi për besnikëri ndaj partisë, do të thotë se nuk ka më sekret profesional mes avokatit dhe klientit, pasi betimi ndaj partisë është më i rëndësishëm.
 

Një vit më parë, autoritetet kineze i pezulluan licensët shumë avokatëve në përpjekje për t`i trembur që të mos merrnin më përsipër çështje të kritikëve të qeverisë dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut. Betimi i detyrueshëm konsiderohet si vazhdim i kësja politike. Por ndërsa kritikët fklasin, autoritet kineze kanë nxjerrë dispozitat për institucionet që të organizojnë ceremonitë e betimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›