Masat shtënguese, Portugalia në grevë

Punëtorët e sektorit publik në Portugali kanë shpallur një grevë të përgjithshme ndaj masave shtrënguese të qeverisë. Greva u shpall nga sindikata më e madhe në Portugali, “Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve Portugezë”, të cilët kundërshtojnë planet e qeverisë për shkurtime të vendeve të punës në administratë dhe rritje e taksave, si pjesë e një pakete të detyrueshme për të siguruar një kredi nga FMN dhe Bashkimi Europian.Disa mijëra punëtorë marshuan në qendër të Lisbonës, duke u stacionuar përpara godinave qeveritare të mbrojtura nga trupa të shumta policore. Kjo është greva e dytë e përgjithshme në Portugali në katër muaj dhe vjen si rezultat i planeve të Lisbonës zyrtare për shkurtimin e borxhit në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.