SHBA, 17 akuza për vrasje mbi Bales

Ushtari amerikan i dyshuar për vrasjen e civilëve në Afganistan do të ngarkohet me 17 akuza për vrasje, bënë të ditur zyrtarët e Pentagonit për BBC-në.
Rreshteri Robert Bales akuzohet se ka sulmuar banorët e një fshati,pasi ka hyrë në shtëpitë e tyre në provincën e Kandahar më 11 mars. Shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.
Rreshteri Bales, 38-vjec, ndodhet aktualisht në një burg ushtarak në SHBA pasi u transportua më parë nga Afganistani drejt Kuvajtit.
Ai mund të përballet me dënimin me vdekje nëse shpallet fajtor.