Berisha përurime në Qarkun e Beratit
Punimet për rrjetin e ri startuan në Uznovë të Beratit. Kryeministri Berisha, në përshëndetjen e tij, shprehu mirënjohjen ndaj qeverisë gjermane dhe KFW për realizimin e këtij projekti, duke shprehur njëherësh mirënjohjen për të gjithë ndihmën e jashtëzakonshme që qeveria gjermane ka dhënë dhe i jep Shqipërisë, ndihmë që shkon në rreth 1 miliard euro dhe e konkretizuar me qindra projekte, nga veriu, në jug të vendit. Kryeministri Berisha tha se qeveria, në partneritet të plotë me pushtetin vendor, do të bëjë të gjitha investimet, për të ndryshuar për mirë jetën e qytetarëve të këtij qarku.
Në këto 5 vite, tha Kryeministri, investimet në qarkun e Beratit janë dhjetëfishuar, ku janë investuar në ujësjellës, shkolla, qendra shëndetësore. Berati, tha më tej Kryeministri, ka një nga trashëgimitë kulturore më mahnitëse, të zhvilluar dhe konservuar në shekuj dhe mijëvjeçarë nga qytetarët e tij.
Ndaj edhe përgjegjësitë për ju dhe për qeverinë bëhen shumë herë më të mëdha. Kryeministri theksoi se, në bashkëpunim me autoritetet vendore, të vendosen normat më të mira të menaxhimit të burimeve ujore të këtij qarku. Ndërsa duke ripohuar se Boshti i Jugut mbetet projekti më madhor i këtij mandati, Kryeministri siguroi se financimet për këtë projekt janë të garantuara.
Sikundër Kryeministri premtoi se, ndonëse subvencionet për fermerët e qarkut të Beratit janë rritur 18 herë, sërish ato do të rriten dhe qeveria do t’i mbështesë ata për t’u mundësuar nxjerrjen e prodhimeve të tyre jo vetëm tregun shqiptar, por edhe në tregun evropian. Investimi, me vlerë 800 milion lekë, është një bashkëfinancim i qeverisë gjermane, nëpërmjet bankës KFW dhe qeverisë shqiptare. Projekti parashikon rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të furnizimit me ujë dhe në përfundim të tij do të sigurohet furnizimi me 24 orë ujë për rreth 120 mijë banorë të Beratit e Kuçovës.