E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë/ Shpërthen një depo me lëndë kimike, 18 të vdekur

Një depo me lëndë kimike ka shpërthyer në lindje të Kinës duke shkaktuar vdekjen e 18 personave dhe plagosjen e 10 të tjerëve. Shpërthimi ndodhi kur një kamion që përmbante lëndët kimike po shkarkohej tek depoja në provincën e Shandongut, bëjnë të ditur agjencitë lokale të lajmeve. Rreth 26 makina zjarrfikëse janë duke punuar për shuarjen e flakëve, të cilat kanë përmasa të mëdha, shtojnë burimet.
Nga 18 viktimat, shtatë humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa 11 të tjerë ndërruan jetë në spital për shkak të plagëve të rënda. Lloji i saktë i lëndeve kimike që shkaktuan shpërthimin nuk dihet ende. Policia lokale ka filluar hetimet mbi ngjarjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›