E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni/ Gruevski: Nuk do të ketë ndryshime në qeveri

Kryeministri Nikolla Gruevski ka përgënjeshtruar zërat se gjatë këtij muaji do të ketë rindryshim të qeverisë. "Nuk planifikoj që të bëjnë rikonstruim të kabinetit qeveritar", ka qenë përgjigja e shkurtër e Gruevskit, i cili sërish ka lënë pezull çështjen se a do të pasojë ndryshimi i ministrave, kryesisht nga radhët e BDI-së. Gjatë ditëve të fundit, spekulimet mediatiake nxorën në pah se përgatiten ndryshime qeveritare, duke përfshirë edhe valën e shkarkimeve të ministrave shqiptarë. Përveç kësaj kryeministri Gruevski nuk ka dhënë parashikime se si do të jetë raporti i Komisionit Europian për Maqedoninë, që pritet të shpallet gjatë tetorit. Sipas tij, qeveria në mënyrë maksimale është përpjekur për të realizuar progresin e nevojshëm. Lidhur me deklarimet e liderit të LSDM-së opozitare, Branko Cërvenkovski se do të jetë në krye të protestave antiqeveritare dhe qytetare, Gruevski theksoi se me këtë tregohet se Cërvenkovski nuk ka ndryshuar retorikën e tij nga viti 2002

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›