E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, mbi 23 të vrarë nga një sulm kamikaz

Të paktën 23 persona mbetën të vrarë dhe disa të tjerë u plagosën nga një sulm i rëndë kamikaz në lindje të Afganistanit.
Zëdhënësi i qeverisë vendore të Laghman, ku ndodhi sulmi, deklaroi se 23 persona humbën jetën, ndër to edhe Abdullah Laghman, nënkryetari i Drejtorisë Kombëtare të Agjencisë Sekrete të Sigurisë.
Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid deklaroi se atentati ishte kryer nga një anëtar i grupit të tyre. Atentatori hodhi veten në erë pranë një xhamie në kryeqendrën provinciale Mehtar Lam, afro 100 kilometra në lindje të Kabulit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›