E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitrovicë, shqiptarë dhe serbë rrihen për futbollin

Të rinj shqiptarë dhe serbë janë përleshur mbrëmjen e shkuar në lagjen "Kodra e Minatorëve" veri të Mitrovicës.
Zënka ka nisur rreth orës 21:15 minuta të së martës, pas një grindje në një lojë futbolli. Për pasojë, disa të rinj kanë mbetur të lënduar. "Gjatë një rrahjeje mes veti janë lënduar lehtë disa të rinj si pasojë e mosmarrëveshjeve gjatë lojës së futbollit", njoftoi zëdhënësi i policisë rajonale Besim Hoti. Në këtë lagje me popullsi të përzier, nuk kanë ndodhur incidente ndëretnike. Sipas mediave serbe, pas kësaj rrahjeje gjashtë të rinj serbë kanë kërkuar ndihmën mjekësore në spitalin e Mitrovicës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›