Kinë-Shqipëri, miqësi dhe interes reciprok
Dong Hongjie/profesor i gjuhës kineze në Universitetin e Tiranës
Zotërimi i gjuhës kineze do të sjellë më shumë raste pune dhe mësimi i gjuhës kineze do të thotë ndërtimi i një ure drejt së ardhmes më të bukur. “Përse do të mësoj gjuhën kineze?” Sepse Shqipëria dhe Kina kanë miqësi tradicionale dhe do të kenë bashkëpunim më të ngushtë në të dy popujt kanë dëshirë të njohin njeri-tjetrin, ndërsa gjuha është ura për njohjen reciproke. Në shoqërinë kineze ekziston “kompleksi i Shqipërisë”: kinezët që lindën para viteve `70-të e konsiderojnë Shqipërinë si vend miqësor, nuk harrojnë kurrë filmin shqiptar “Ngadhënjim mbi Vdekje” dhe janë njohur shumë me këngën “Ne jemi miq të vërtetë, Pekin dhe Tirana”. Në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit u vendos që nga vitet e `60-të dega e shqipes, studentët e së cilës mësojnë sistematikisht gjuhën e kulturën shqipe në 4 vitet universitare dhe pas diplomimit merren me shkëmbimet ekonomike e kulturore midis Kinës e Shqipërisë. Shumë kinezë kanë dëshirë të bëjnë turizëm në Shqipëri, që të kontaktojnë nga afër popullin shqiptar të përzemërt dhe të shijojnë bukurinë e natyrës. Si kinez që jeton e punon në Shqipëri, në ditën kur do të mbaroj punë në Tiranë dhe do të largohem nga ky vend, unë pa tjetër do të kem nostalgji, për atmosferën e qetë, për rreze dielli të pastra dhe të shkëlqyeshme dhe për lagjet e Tiranës të parfumuara me aromën e këndshme të kafesë. Edhe në Shqipëri ekziston një brez i vjetër, që mësoi gjuhën kineze në Kinë dhe në Shqipëri. Ata aktivizohen edhe sot në punët e lidhura me Kinën në fushat politike, tregtare e kulturore. Këta veteranë, që dinë shumë mirë gjuhën kineze, janë të dërguarit e marrëdhënieve miqësore shqiptaro-kineze. Kur sapo erdha në Shqipëri dhe dëgjova për herë të parë gjuhën kineze të rrjedhshme nga këta veteranë, si pedagog i gjuhës kineze, jam i bindur se edhe shqiptarët e brezit të ri janë plotësisht në gjendje të zotërojnë gjuhën kineze dhe madje, në majë të gishtave. Njëkohësisht, gëzohem se disa të rinj e kanë përfshirë gjuhën kineze në planifikimin e karrierës së vet, duke realizuar vlerën e jetës nëpërmjet kësaj gjuhe. Eva, një vajzë energjike, kreu studimet pasuniversitare në Universitetin e Pekinit nga viti 2003 deri më 2007. Pas diplomimit, ajo kishte shanse të punonte në Pekin ose në Shangai. Po këtë kohë, asaj i ofroi vend pune edhe dega e Tiranës e Korporatës ZTE, një nga kompanitë e telekomunikacionit, më të mëdha në Kinë. Duke punuar në ZTE ajo jo vetëm mund të shfrytëzojë epërsinë e dygjuhësisë, por edhe do të qëndrojë në vendlindje. Kështu, Eva zgjodhi ZTE-në dhe ka punuar për 5 vjet me radhë. Tani, Eva po ndjek kursin e “gjuhës kineze të biznesit” në Qendrën Orient, që të bëjë përgatitje për përparimin e mëtejshëm në karrierë. 32 vjeçari Edison ka shumë dëshirë ta njohë Kinën dhe shkoi i vetëm në Pekin në vitin 2006, kur ai nuk dinte fare gjuhën kineze. Gjatë 6 vjetëve, ai punonte e jetonte në shumë qytete e fshatra kinezë, duke e përvetësuar edhe gjuhën kineze. Tani ai punon në qytetin Guangzhou si mësues i gjuhës kineze, ndoshta i pari shqiptar që u jep mësimin e gjuhës kineze të huajve në Kinë. Edisoni gëzohet nga lajmi që në Shqipëri do të hapet kursi i gjuhës kineze në shkollat fillore e të mesme, sepse ai shpreson që të japë mësimin e gjuhës kineze edhe në atdhe. Zoti Osman merret me tregtinë e veshjeve për disa vjet me radhë. Gjatë bashkëpunimit me partnerë kinezë, ai di pak gjuhën kineze. Që nga viti 2011, ai filloi të mësonte gjuhën kineze në Qendrën Orient dhe ka patur përparime të mëdha. Ai tha se tani komunikon me biznesmenë kinezë vetëm në gjuhën kineze dhe s’ka nevojë për anglishten. Me shkëmbimet gjithnjë e më të mira me kinezët, edhe tregtia e tij bëhet më e lulëzuar. Krahas këtyre tre të sipërpërmendurve, ka edhe më shumë shqiptarë të rinj që merren me punët e lidhura me Kinën nëpërmjet gjuhës kineze. Megjithëse ata zgjedhin rrugë të ndryshme, të gjithë ata përpiqen të realizojnë vlerën e jetës ndërmjet gjuhës kineze. Në gjuhën kineze, karakteri?(j?) shkruhej si para 5 mijë vjetëve, që është në formën e një froni. Froni përpunohet zakonisht me dru, prandaj më vonë pranë shtohet edhe , kështu bëhet, në formën e tanishme. Nga prejardhja e fjalës?(j?) mund të kuptoni se të ngjiteni mbi fronin, pra të gjendeni më lart do të shikoni më larg dhe do të shihni më shumë panoramë. Sa më shumë që shikoni, aq më shumë kuptoni dhe do të bëheni më të zgjuar, ndërsa njëri i zgjuar do të kapë dhe më shumë raste. Me këto shpjegime, do të kuptoni se karakteri kinez?(j?) pasqyron në mënyrë origjinale “fron”, më vonë përdoret për të përshkruar “zgjuarsi” dhe, gjithashtu ka kuptimin “mundësi”. Gjuha kineze, për shqiptarët, është një fron, pasqyron zgjuarsi dhe shënon më shumë mundësi. Gjuha kineze mund t’ju shërbejë si një fron, mbi të cilin mund të shikoni më larg dhe më shumë. Gjuha kineze, që përmban filozofinë e kulturën e veçantë, do t’ju ofrojë mënyrën e re të të menduarit, që mund t’ju ndihmojë të bëheni më të zgjuar. Gjuha kineze, nga vendi si ekonomi e dytë dhe tregu i parë në botë, do t’ju sjellë më shumë mundësi në jetë. Ndoshta, shumë njerëz mësojnë gjuhën kineze për një punë më të mirë dhe për jetesën më të rehatshme, por kur afroheni me të vërtetë me këtë gjuhë dhe njihni thellë kulturën kineze, do të zbuloni se Muri i Madh nuk është vetëm një mur i gjatë, ai ka dëshmuar zigzaget e qytetërimit kinez dhe ka trashëguar tregimin prekës të dashurisë gjatë mijëra vjetëve; do të zbuloni se keku i hënës nuk është thjesht ushqim i Festës së Vjeshtës së Mesme, por lidhet me gëzimin e mbledhjes së familjes dhe i përgjigjet edhe ChangË-së, zanës së vetmuar dhe fisnike në Hënë. Besoj, se do të gjeni në botën orientale edhe më shumë gjëra interesante, më shumë prekje dhe më shumë arsye, që t’ju mbështesin të vazhdoni rrugën e mësimit të gjuhës kineze.
Përktheu: Wang Lei/gazetare në Redaksinë e Shqipes të Radios së Jashtme të Kinës