Kinë, afro 800 viktima nga tërmeti
Bilanci i të vdekurve nga tërmeti në Kinën veriperëndimore ka shkuar në rreth 800 persona. Agjencia e lajmeve Xinhua informoi se është konfirmuar se 791 njerëz kanë vdekur nga tërmeti në provincën malore qingai, ndërsa më shumë se 200 vetë konsiderohen ende të zhdukur.
Tërmeti i të mërkurës ishte me intensitet 7.1 ballë i shkallës rihter. E ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë punën për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja, kryeministri kinez ëen Jiabao ka udhëtuar për në zonën e shkatërruar nga tërmeti, për të inspektuar personalisht dëmet dhe për të siguruar banorët e prekur se ndihma për to, dhe kërkimet për të mbijetuar , do të vazhdojnë. "Vuajtja juaj , është vuajtja jonë", ka thënë Wen. Kryeministri ka biseduar me të mbijetuarit e tërmetit në rajonin etnik tibetian duke u përcjellë atyre mesazhin për shpresë. Edhe kryeministri kinez edhe presidenti i vendit, Hu Jintao, kanë anuluar udhëtimet e tyre jashtë vendit , për shkak të fatkeqësisë. Nga tërmeti i fuqishëm , llogariten gjithashtu edhe 11 000 të plagosur, bën të ditur agjensia e lajmeve Xinhua. Lëvizja sizmike shkatëroi rreth 15 000 shtëpi në dhe përreth kotnesë Jushu, dhe kjo bëri që më shumë se 100 000 persona të evakuohen nga zona.