E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, dy skulptura të veçanta për Obamën

Pas mbërritjes së presidentit të SHBA-së në Kinë, shumë skulptorë të shumë zhanreve filluan të krijojnë versionet e tyre të skulpturave për njeriun më të pushtetshëm të planetit. Një skulpturë e veçantë është punuar nga berberi Huang Xin. Xin ka arritur që të krijojë figurën e presidentit Obama me anë të flokëve të cilat janë prerë nga klientët e tij të mëparshëm. Berberi kinez nuk ka vepruar siç veprojnë kolegët e tij, por ai i ka përdorur flokët e klientëve të tij për të ndërtuar veprën e tij të pazakontë. "Unë jam duke punuar në skulpturë figurën e presidentit të SHBA, Barack Obama. Me anë të këtij punimi unë i uroj mirëseardhjen në Kinë."- u shpreh berberi kinez Huang Xin.
Por Obama nuk është punuar vetëm nga skulptorët berber, por edhe nga punuesit e lëndës së dyllit. Er Baorui, një sculptor dylli u shpreh se e kishte filluar punimin e figurës së Obamës që prej një viti. Baorui ka filluar profesionin e skulptorit të dyllit që prej vitit 1992. Ky skulptor ka punuar shumë vepra dylli në të cilat paraqiten figurat e shumë politikanëve kinezë. "Unë e pashë foton e tij kur ai u zgjodh si kandidati demokrat për presidentin e SHBA. Unë e dija që në fillim se Obama do të zgjidhej president i SHBA-së. Ai ka një fytyrë plot sharm, ai ka pamjen e një superstari."- u shpreh skulptori Baorui.
Er Baorui ka kryer mbi 200 skulptura me materialin e dyllit. Ai shprehet se punimet e tij janë kulalitet më i mirë se skulpturat prej dylli që gjenden në muzeun e famshëm të Madame Tussauds.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›