E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, gati për fillimin e dialogut me Korenë e Veriut

Presidenti amerikan Barack Obama ka lajmëruar se me 8 dhjetor do të dërgojë një diplomat të lartë për bisedime të drejtpërdrejta me qeverinë e Koresë së Veriut. Këto bisedime do të kenë si qëllim përparimin e negociatave për programin kontestues bërthamor të këtij vendi.
"Bisedimet duhet të hapin rrugën për vazhdimin e negociatave gjashtë palëshe,"- theksoi Obama pas një takimi në Seul me Presidentin e Koresë së Jugut, Lee Myung Bak.
Obama lavdëroi rritjen ekonomike në këtë vend, e cila ka bërë që Koreja e Jugut të bëhet një prej faktorëve të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare.
Gjithashtu Obama gjatë fjalës së tij ripërsëriti apelin e tij për Iranin që të jetë më konkret në angazhimin e tij për asgjesimin e armëve bërthamore dhe të jetë më shumë bashkëpunues me inspektorët anti-bërthamor që gjenden në këtë vend prej disa javësh. Koreja e Jugut ishtë stacioni i fundit në vizitën nëntë ditore të presidentit amerikan në Azi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›