E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, një adoloshente vret për kuriozitet


Një krim monstruoz është pohuar nga vetë autorja e krimit e cila ka qenë një adoloshente.
Adoloshentja 15-vjeçare nga shteti federal i Misurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës akuzohet për vrasjen e një fëmijë 9-vjeçar.
Vajza e cila po gjykohet në një gjykatë për moshat e rritura ka deklaruar se e ka vrarë femijën 9-vjeçar për të provuar se çfarë ndjenje provohej kur vritej një njeri.
Adoleshentja e ka kryer krimin me datë 21 tetor ku pas mbytjes e ka therur me thikë fëmijën 9-vjeç. Viktima 9-vjeçare ka qenë një fqinje e autores së ngjarjes që ka habitur të gjithë komunitetit vendas ku ndodhi krimi i shëmtuar.
Por vetëm ditën e enjte është pohuar rrëfimi skandaloz i adoleshentes amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›