Kinë, evakuohen 1 mln banorë nga afrimi i tajfunit
Rreth një milionë persona janë evakuar në lindje të Kinës për shkak të afrimit të tajfunit "Morakot", që megjithatë e ka humbur forcën pasi ka shkaktuar një të vdekur në ishullin e Taivanit. Agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsinhua. Autoritetet kanë kryer evakuimin e më shumë se 470 mijë personave në provincën Zhejiang dhe të 480 mijë personave në provincën Fujia në mënyrë për të parandaluar ndonjë rrezik të mundshëm nga tajfuni që pritet të nisë të dielën pasdite.
Sipas shërbimeve meteorologjike kineze, tajfuni e ka humbur fuqinë, por këto dy provinca do të përfshihen nga shirat dh erëra të forta. Në Zhejiang janë mbyllur një numër i madh rrugësh. "Pasi ka goditur ishullin e Taivanit, 'Morakot', tajfuni i tetë në Kinë për këtë vit do të drejtohet drejt kontinentit kinez", thuhej në një komunikatë të publikuar në faqen e internetit të administratës meteorologjike kineze. Në ishullin Tajvan, tajfuni ka shkaktuar një të vdekur dhe të paktën 29 të zhdukur.