E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet 64-vjetori i hedhjes së bombës bërthamore në Nagasaki

Japonia ka përkujtuar 64 vjetorin e hedhjes së bombës bërthamore në Nagasaki. Bomba bërthamore në Nagasagi u hodh në vitin 1945 dhe shkaktoi vdekjen e rreth 80 mijë njerëzve. Kryetari i Bashkisë së Nagasakit, Tomihisa Taue apeloi që në botë të ndalohen armët bërthamore. "Para nesh janë dy rrugë. Njëra na shpie në botën pa armë bërthamore, kurse tjetra drejt shkatërrimit dhe vuajtjeve që i përjetuam në Hiroshimë dhe Nagasaki përpara 64 vjetësh", tha Taue. Ai u bëri thirrje liderëve të vendeve që kanë armë bërthamore, të vijnë në Nagasaki dhe të bisedojnë me të mbijetuarit nga sulmi bërthamor. Në ceremoninë përkujtimore ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit Taro Aso. "Ne nuk mund të harrojmë jetët e cmueshme të humbura në të kaluarën dhe duhet të mendojmë për paqen dhe prosperitetin. Japonia është i vetmi vend që e di me të vërtetë impaktin e një bombe bërthamore. Ne duhet të vazhdojmë të bashkëpunojmë me komunitetin ndërkombëtar në mënyrë që të mos përsëritet një tragjedi si ajo e Hiroshimas dhe Nagasakit", tha Aso. Nagasaki u bombardua nga SHBA-ja më 9 gusht të vitit 1945, tri ditë pas bombardimit të qytetit perëndimor të Hiroshimas. Ndërkohë që më 15 gusht të vitit 1945, Japonia u dorëzua. Rreth 27 vetë banorë të këtij qyteti prej 200 mijë banorësh vdiqën menjëherë, dhe rreth 70 mijë deri në fund të vitit 1945.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›