Moratoriumi, Gaci i PS, letër deputetëve: Votojeni

Deputeti i PS, Artan Gaci
TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, në emër edhe te grupit parlamentar të PS-së, Artan Gaci i është drejtuar me një letër deputeteve të mazhorancës ne qarqet bregdetare, e atyre me dalje ne liqenin e Shkodres, Fierzes e Pogradecit, ku i fton që në seancën e ditës së nesërme në Parlament të votojnë për shfuqizimin e moratoriumit te mjeteve lundruese.
Duke i ftuar deputetët të votojnë pro nismës së PS-së, Gaci thekson se ligji ka bllokuar zhvillimin turistik e ekonomik të Shqipërisë.
Moratoriumi e ka vendosur Shqipërinë në një pozicion të turpshëm krahasuar me fqinjët bregdetarë që e shohin turizmin si burim mirëqënieje për qytetarët e tyre. Zgjatja e tij vetëm sa do të thellonte absurdin e një ligji që nuk përmbush asnjë qëllim përvecse penalizimit të industrisë së turizmit.- thuhet më tej në letrën e Gacit.
Uroj që kjo çështje të shërbejë si shembulli, shkruan më tej ai, se nuk nevojitet presioni i ndërkombëtarëve për tu marrë vesh e për të bashkëpunuar për ato çështje që përbëjnë prioritet kombëtar.
Në seancen e neserme, do te shqyrtohet edhe propozimi i PS per shfuqizimin e moratoriumit te mjeteve lundruese.
Deputetet qe kane marre letren e deputetit Artan Gaci
Qarku Durrës
Gazmend Oketa
Eduard Halimi
Ndricim Babasi
Igli Cara
Lefter Koka
Albana Vokshi
Osman Metalla
Qarku Vlorë
Astrit Patozi
Dashamir Tahiri
Kreshnik Cipi
Koco Barka
Leonard Demi
Shpëtim Idrizi
Qarku Korcë
Ridvan Bode
Edmond Spaho
Fatbardh Kadilli
Gjergji Papa
Ismail Hoxha
Ledina Aliolli
Qarku Kukës
Besnik Dushaj
Flamur Noka
Fatos Hoxha
Qarku Lezhë
Edi Paloka
Mark Marku
Pavlina Hoti
Rrajmond Hoxha
Qarku Shkodër
Jozefina Topalli
Arenca Trashani
Astrit Bushati
Ramiz Cobaj
Gjok Uldedaj
Ndue Paluca