E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia nuk fal, në Maltë mjafton një gol i Sukajt

Vllaznia duket thuajse e kualifikuar për në turin e dytë paraeliminator të Europa League, pas fitores 1-0 të arritur në Maltë ndaj Birkirkara.

Një gol i shënuar nga Xhevahir Sukaj në minutën e dytë, thuajse e ka kualifikuar për në turin tjetër skuadrën shkodrane. Në fakt, duke parë emrin e kundërshtarit, ishte e pritshme që Vllaznia të mos kishte shumë probleme.

Ndeshja e mbrëmshme i ka vënë në një pozitë më të favorshme shkodranët, që pas një jave do ta presin në shtëpi ekipin maltez.

(a.h/A.LATIFI/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›